Mbrojtësi i Bayernit, Davis flet për duelin në Champions: Koha për të thyer Leverkusen-in

Mbrojtësi i Bayern Munich, Alphonso Davis është prononcuar në kanalin zyrtarë të klubit gjerman, aty ku fokusi ka qenë ballafaqimi me Leverkusen në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve.
Ai deklaroi se Leverkusen është një skuadër e fortë por është i bindur në kualifikimin e skuadrës së tij pavarësisht oshilacioneve të shfaqura në ndeshjet e fundit.
“Do të jetë një takim shumë interesant! Leverkusen është një skuadër e fortë. Ne gjithashtu e dimë se ka kaluar një kohë që kur i mundëm, por unë jam optimist se mund ta bëjmë këtë herë. Pesë ndeshje pa fitore nuk janë pak, por uria në ekipin tonë me jep bindje se jemi gati për të avancuar në çerekfinale. Kemi hasur disa probleme në ndeshjet e fundit, e ku na ka munguar ritmi, por kemi kohë të reflektojmë deri në fillim të marsit”, tha Davis.
Po ndodh...
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




