
Ministri i jashtëm italian: Evropa duhet të ulet në tryezën e negociatave për paqen në Ukrainë

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, ka folur rreth negociatave të paqes për Ukrainën, të cilat u bënë mes Rusisë dhe SHBA-ve, pa Ukrainën dhe Kievin në tryezë.
Tajani tha se Evropa duhet të ulet në tryezën e negociatave për paqen.
“Unë besoj se nevojitet më shumë Evropë dhe se kjo Evropë duhet të ulet në tryezën e negociatave të paqes kur të vijë koha e duhur,” tha ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, duke iu referuar negociatave të paqes në Ukrainë .
Tre fshatra në Ukrainë të pushtuar nga forcat ruse, njoftoi Moska
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të premten (21/2) kapjen e tre fshatrave të tjerë në rajonin e Donetskut .
Këto janë fshatrat e Ukrainës Nadiivka, Novosilka dhe Novotseretuvate. Rreth tre vjet më parë, në shtator 2022, Rusia njoftoi se kishte aneksuar rajonin e Donetskut.
Forcat e saj nuk i kontrollojnë këto territore në tërësinë e tyre, por që nga fillimi i luftës, ato kanë avancuar ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme në rajon.
Ky njoftim vjen në një kohë kur Moska ka shprehur gatishmërinë e saj për t’u ulur në tryezën e bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128