
Skandali i Komisionit të Prokurimit Publik, rrëzon vendimin e Gjykatës së Apelit për tenderin 2 milionë euro

Një histori e denjë për pengmarrje administrative është ajo e një kompanie që fitoi një tender rreth 2 milionë euro në Arkivin e Shtetit.
Pasi drejtoria e arkivit të shtetit ka shpallur fituesin e tenderit, një konkurent ka krye ankesë ndaj tij për të ardhur më pas te një vendim i Komisionit të Prokurimit Publik që e ka bllokuar tenderin duke ia hëqur fitoren kompanisë që ishte kualifikuar.
Bëhet fjalë për një tender për kuti arkivash që zhvilloi arkivi I Shtetit në vitin 2023 ndërkohë që ende nuk ka pritur asnjë kuti për shkak të futjes në lojë të interesave të ndryshme që bëjnë të mundur që edhe një vendim gjykate Apeli të rrzohet nga një bord administrate.
Tenderi u zhvillua me 4 shtator 2023 dhe pas ndjekjes korrekte të procedurave nga ana e Arkivit të Shtetit, fitues u shpall subjekti Kristalina KH.
Rezultati u ankimua nga një kompani konkurentë në tender, Adel co , që u kualifikua e treta në fazën e parë dhe më pas nuk fitoi.
Enti prokurues e rrëzoi ankesën e këtij subjekti në tetor të vitit 2023, duke vendosur mospranimin e pretendimeve të “Adel CO” shpk, ndaj “Kristalina KH”.
Por konkurenti, i mbetur i pakënaqur me atë cfarë vendosi drejtoria e Arkivit, e dërgoi më pas ankesën në Komisionin e Prokurimeve Publike (KPP).
Komisionit të Prokurimit Publik vendosi të anulojë tenderin dhe natyrisht edhe kualifikimin e “Kristalina KH” si fitues duke e skualifikuar këtë operator ekonomik.
Ky vendim është ankimuar nga shoqëria Kristalina.KH shpk në Gjykatën e Apelit Administrativ e cila e rrëzoi vendimin e KPP duke i kërkuar drejtorisë së Arkivit të Shtetit vijimin e procedurës ku kishte mbetur pra rishpalljen sërish të fituesit të tenderit Kristalina KH.
Historia në fakt duhej të përfundointe këtu pasi pas gjykatës së nivelit të dytë askush nuk e merr do të më fjalën për të gjykuar. Ajo është e fundit.
Saga për të grabitur tenderin me cdo kusht
Arkivi respekton vendimin e Apelit Administrativ dhe shpall fituesin, por fill më pas e njëjta kompani që bëri ankesën e parë depoziton sërish ankesën kësaj here shoqëruar edhe më një padi që ajo kompani pra “Adel co” ka bërë në prokurorinë e Tiranës ndaj rivalit të saj në tender. Arkivi shpall fituesin paraprak të procedurës së prokurimit objekt-ankimi në Sistemin e Prokurimit Elektronik, nga ku rezulton fitues operatori ekonomik “Kristalina KH” SHPK, ndërsa nëntë ditë më vonë , në fund të gushtit 2024, depozitohet ankesa e re.
Në këtë ankim kjo shoqëri ka paraqitur të njëjtat shkaqe si në ankimin e tyre të mëparshëm të shqyrtuar në vjeshtën e vitit 2023 nga ana e KPP dhe më pas nga Gjykata Administrative e Apelit në fillim të gushtit 2024.
Por kjo procedurë e mbyllur llogjikisht dhe ligjërisht nuk e step KPP i cili vendosi ta marrë në shqyrtim këtë ankesë dhe ta pranojë atë.
Ndërkaq brenda të njëjtit institucion më një vendim nr.17, më 3 dhjetor 2024 lëshuar nga Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave, është shqyrtuar ankimi i shoqërsisë Adel Co shpk dhe është vendosur të mos pranojë ankesën e shoqërisë Adel Co shpk për këtë procedurë prokurimi.
Por cfarë vendos më pas KPP. Ajo rrëzon vendimin e Gjykatës së Apelit në një akt të padëgjuar kurrë më parë, pasi Gjykata e Apelit kishte shqyrtuar të njëjtën cështje.
“Ky vendimi i dhënë nga KPP është marrë në shkelje të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, dhe gjithë procedura e ndjekur prej këtij komisioni në vetvete përbën konsumim te elementeve të veprës penale te “Shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tender apo ankande publike” të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
Edhe pse Gjykata Administrative e Apelit Tiranë në vendimin e saj nr.72 me 1 gusht 2024 ka vlerësuar se Vendimi Nr.291, datë 25.03.2024 i Komisionit të Prokurimit Publik, është nxjerrë në kundërshtim me ligjin “Për prokurimin publik”, nga ana e KPP me vendimin nr.162/2025 janë rishqyrtuar po të njejtat pretendime në ringritura nga operatori ekonomik “Adel CO” duke vendosur të anulojë vendimin e komsionit t tenderit për kualifikimin e operatorit ekonomik “Kristalina KH” SHPK, duke e skualifikuar këtë operator ekonomik”, thotë administratori i kompanisë Kristalina, Kadri Hykaj.
Rishqyrtimi i po të njejtave pretendime nga ana e KPP, tashmë “gjë e gjykuar”, është në kundërshtim me ligjin dhe me vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, i cili ka qenë i formës së prerë dhe është vënë në ekzekutim nga autoriteti kontraktor.
Ndërkaq vendimi i dytë i KPP duket se është marrë nga kjo palë mbi një procedurë ankimi të jashtëligjshme.
Ndër të tjera KPP ka proceduar edhe në shkelje të afateve ligjore 30 ditë pasi prej datës 03.10.2024 që kanë marrë aktet nga autoriteti kontraktor e Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave, e kanë dhënë vendimin me date 30.01.2025, pas afro 4 muajve, pra në shkelje të cdo afati ligjor, me qëllimin e vetëm që të skualifikojnë shoqërinë Kristalina.H shpk, dhe të nxjerrin fitues shoqërinë që sic duket është e preferuar prej tyre, Adel Co shpk.
Por si ka arsyetuar KPP në vendimin e tij të dytë:
“…Nga shqyrtimi i pretendimeve të mësipërme të operatorit ekonomik ankimues “Adel Co” SHPK, konstatohet, se ky i fundit ngre të njëjtat pretendime si në ankesën nr. 2336 prot, datë 22.09.2023 në lidhje me mos plotësimin e kriterit 2.3.3 dhe 2.3.10 të dokumentave standarte të tenderit nga operatori ekonomik “Kristalina KH” SHPK, pretendime këto për të cilat KPP është shprehur në vendimin Nr. 291/2024, datë 25.03.2024.
Komisioni i Prokurimit Publik gjykon, se në rastin konkret, pretendimet e mësipërme
të parashtruara në ankesë nga operatori ekonomik “Adel Co” SHPK, përbëjnë “gjë të gjykuar”, për të cilat Komisioni është shprehur në vendimin K.P.P 291/2024, datë 25.03.2024, mbi bazën e ankesës nr. 2336 prot, datë 22.09.2023 të paraqitur nga operatori ekonomik “Adel Co” SHPK, për procedurën në fjalë, vendim i cili në bazë të Ligjit Nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, përkatësisht nenit 30 pika 2, është administrativisht përfundimtar.
Cfarë inicoi vendimarrjen skandaloze të KPP
Por më poshtë në vendimin e tij KPP arsyeton se:
“…Komisioni i Prokurimit Publik referuar pretendimeve me shkrim të operatorit ekonomik “Adel Co” SHPK për skualifikimin e operatorit ekonomik “Kristalina KH” SHPK, i rezulton, se pretendimet për kundërshtimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, mbi kualifikimin e ofertës së operatorit ekonomik “Kristalina KH” SHPK, lidhen me elemente të dokumentacionit të pretenduar të rreme/fiktiv/fallco për qëllime kualifikimi.
Komisioni i Prokurimit Publik gjykon, se në rastin konkret, pretendimet e mësipërme të parashtruara në ankesë nga operatori ekonomik “Adel Co” SHPK, nuk përbëjnë “gjë të gjykuar”, për të cilën Komisioni është shprehur në vendimin K.P.P 291/2024, datë 25.03.2024, mbi bazën e ankesës nr. 2336 prot, datë 22.09.2023 të paraqitur nga operatori ekonomik “Adel Co” SHPK. Në këtë kuptim, kjo çështje e pretenduar në lidhje me mosplotësimin e kriterit 2.3.5 nga ana e operatorit ekonomik “Kristalina KH” SHPK nuk mund të marrë cilësinë e një çështjeje të shqyrtuar tashmë nga KPP, pasi Komisioni ndodhet përpara fakteve të reja të cilat mund të ndryshojnë fatin e çështjes”.
Dhe e reja është një akt ekspertimi regjistruar në gjykatën e Tiranës në dosjen e padisë ngritur ndaj Kristalinës prej rivalit të saj Adel Co. Pra ndërkohë që KPP merr vendim cështja është në hetim paraprak në gjykatën e Tiranës dhe nuk ka një vendim prej saj nëse vertetohen akuzat e rivalit, apo rrëzohen ato.
Por për KPP kjo nuk konsiderohet.
Ne vendimin e KPP arsyetohet se:
“Me shkresën nr. 24026/1 prot., datë 12.11.2024, protokolluar pranë KPP me nr. 2427/8, datë 14.11.2024, me objekt “Kthim Përgjigje”, dhe me shkresën nr. 24026/2 prot., datë 15.11.2024, protokolluar në KPP me nr. 2427/9 datë 15.11.2024, me objekt “Kthim Përgjigje”, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë informon se “Në përgjigje tuajës nr. 2427/7 prot, datë 28.10.2024, dhe saktësim të përgjigjes tonë nr.24026/1 prot, datë 12.06.2024, në lidhje me informacionin e kërkuar në kuadër të ankesës së operatorit ekonomik “Adel Co” SHPK kundër operatorit “Kristalina KH” SHPK, ju sqarojmë se në lidhje me procedimin penal me nr. 3325 viti 2024, e regjistruar në bazë të kallëzimit penal të paraqitur nga shoqëria “Adel Co” SHPK, pas përcjelljes se fashikullit penal në sekretari sot, më datë 15.11.2024, u konstatua se nga ana e prokurorit të cështjes më datë 11.10.2024, është marrë vendim për marrjen e personit të pandehur dhe njoftimin e akuzës për shoqërinë “Kristalina KH” SHPK dhe administratorin e saj, të akuzuar për veprën penale “Falsifikim i vulave, i spampave ose i formularëve” parashikuar nga neni 190 Kodit Penal”.
KPP duke përdorur një shkresë me objekt “Kthim Përgjigje”, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë Dhoma Penale vendos të procedojë. Ndërkohë akti i ekspertimit në dosje që është edhe momenti më i avancuar i hetimit nuk i është nënshtruar shqyrtimit gjyqësor akoma, ai është kundërshtuar nga Kristalina, pra ende nuk ka një vendimmarrje të formës së prerë nga gjykata.
Pavarësisht këtyre fakteve tashmë të pranuara nga vetë KPP, ky i fundit vendos të skualifikojë shoqërinë Kristalina.KH, vendim që sjell si fitues të garës shoqërinë Adel Co shpk.
Shoqëria Kristalina. KH dhe administratori i saj nuk janë deklaruar fajtor për veprën penale të falsifikimit me vendim gjykate të formës së prerë. Megjithëse KPP në vendimin e tij arsyeton mbi parimin e prezumimit të pafajsisë, ndërkohë e shkel këtë parim duke e paragjykuar procesin penal.
Cështja penale e nisur mbi kallëzimin e shoqërisë Adel Co shpk, ndodhet në fazën e hetimit paraprak pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Është e vërtetë që nga Prokuroria është kryer një akt ekspertimi teknik, i cili është kundërshtuar nga pala paditëse e kallëzuar penalisht, dhe ky akt nuk është përfundimtar, nuk është marrë si provë në gjykim pasi ende ҫështja ndodhet në fazën e seancës paraprake dhe nuk ka ende një vendim gjykate të formës së prerë.
Cfarë thotë ligji për një rast të tillë
Por cfarë thotë ligji për një rast të tillë. Faktikisht ligjvënësi ka parashikuar konfliktet të të gjitha niveleve dhe gjitha natyrave që mund të ndodhin në gara me qëllim arritjen e fitores me cdo mjet.
Në ligjin 162/2020 “Për prokurimin publik”, neni 76, pika 1, gërma “dh” parashikon kriteret detyruese për skualifikim, si më poshtë:
“ 1. Çdo operator ekonomik që është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për ndonjë nga veprat penale të përmendura në këtë pikë, skualifikohet nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 5-vjeçare nga data e ekzekutimit të dënimit, nëse nuk është përcaktuar një periudhë tjetër nga gjykata. Ky skualifikim bëhet për veprat penale të mëposhtme: …….
Në rastin konkret, KPP si shkak për anulimin e vendimit të KVO dt.13.10.2024 dhe skualifikimin Kristalinës ka përdorur argumentin se ndaj shoqërisë Kristalina.KH është regjistruar procedimi penal dhe ka një akt ekspertimi të kryer nga prokuroria ende në fazën e hetimit paraprak. Porse në rastin konkret, referuar nenit 76 të ligji, nuk kemi të bëjmë me Kriteret detyruese për skualifikim. KPP deformon situatën duke e paraqitur aktin e ekspertimit të bërë në hetimin paraprak nga organi i prokurorisë, si një akt i kryer në gjykim dhe i nënshtruar debatit gjyqësor pranë gjyqtarit të hetimit paraprak. Por nuk është kështu. KPK ka dëformuar gjendjen ku ndodhet procedimi, ende larg një vendimi të formës së prerë nga gjykata.
Pra KPP është në shkelje të ligjit normativ që rregullon veprimtarinë e tij.
Ligji tjetër i shkelur nga KPP
Por Komisioni i Prokurimit Publik me vendimin objekt padie ka shkelur tre nga parimet kryesore të Kodit të Proçedurës Administrative, konkretisht janë shkelur:
Në ushtrimin e funksionit të të tij organi publik trajton në mënyrë të drejtë dhe të paanshme të gjitha subjektet me të cilat krijon marrëdhënie ”
Gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative, organet publike marrin në konsideratë dhe i japin rëndësinë e duhur të gjitha kushteve, të dhënave dhe provave që lidhen me procedurën administrative.
Palët, që janë në situata të njëjta objektive, trajtohen në të njëjtën mënyrë.
Cdo rival mund të bëjë një padi në gjykatë, vendimi i saj është ai që bën vlerësimin dhe joa ai që vendos për padinë
E gjithë procedura administrative e kryer nga KPP ka qenë me qëllimin e vetëm të skualifikimit të palës paditëse dhe nxjerrjen si fitues të shoqërisë Adel CO shpk, pavarësisht që kjo shoqëri nuk i përmbushte të gjitha kriteret.
Vendimi nr. 162/2025 i KPP është marrë nga kjo palë mbi një procedurë ankimi të jashtëligjshme pas dhënies së vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, i cili ka qenë i formës së prerë dhe është vënë në ekzekutim nga autoriteti kontraktor. Veprimi procedural ligjor mbas kësaj faze do të ishte lidhja e kontratës me fituesin në zbatim dhe të vendimit të gjykatës. Ndërkohë që KPP ka shqyrtuar një ankim administrativ pas vendimit të gjykatës për të njëjtat shkaqe ankimore.
Fakti që një operator ekonomik jo i shpallur fitues mund të bëjë kallëzim penal dhe kjo të shërbeje për KPP si shkak për skualifikimin e fituesit, kjo përbën një precedent të rrezikshëm për të devijuar procedurat e prokurimit qëllimisht dhe për të përfituar pa të drejtë operatorët e tjerë jo fitues. /Droni.al

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128