“Mirupafshmi Indi”, çifti britanik homoseksual postoi videon pak minuta para se të hipnin në avion

12 Qershor 2025, 22:32 / BOTA ALFA PRESS

“Mirupafshmi Indi”, çifti britanik homoseksual postoi videon
Një çift britanik homoseksual, që drejton një kompani mirëqenieje shpirtërore në Londër, postoi një video ‘lamtumire’ nga aeroporti i Ahmedabad, duke përshkruar “përvojën e tyre magjike” në Indi, ndërsa prisnin të hipnin në avionin e rrëzuar të Air India të enjten.

Jamie Ray Greenlaë-Meek dhe Fiongal Greenlaë-Meek besohet të jenë midis 53 shtetasve britanikë që hipën në aeroplanin që u rrëzua me 242 persona në bord, pak çaste pas ngritjes.

Në një video të ndarë në llogarinë e tij të Instagram-it ish-stilisti i modës, tha: “Jemi në aeroport, sapo do hipim në aeroplan, mirupafshim Indi”.

 

 
 
 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 

A post shared by everything fly (@everythingaerovation)

 

Partneri i tij më pas bëri shaka për fluturimin që do të zgfjaste 10 orë. Në një klip tjetër të ndarë në rrjetet sociale, ata e përshkruan udhëtimin e tyre në Indi si një “përvojë magjike”.

Çifti, nga Londra, po kthehej në shtëpi pas një udhëtimi 10 ditor në Indi.

 

Po ndodh...

ide