Nëntë fëmijë të vrarë nga një minë tokësore në Afganistan
1 Prill 2024, 20:07 / BOTA

Një minë e vjetër tokësore e gjetur nga fëmijët në Afganistanin lindor shpërtheu derisa ata po luanin me të, duke vrarë nëntë prej tyre, tha të hënën një zëdhënës i talebanëve.
Mina, të cilën fëmijët e gjetën pranë fshatit të tyre në rrethin Gero në provincën Ghazni, ishte e dekadave më parë, tha Hamidullah Nisar, drejtor i departamentit të informacionit dhe kulturës së talebanëve në Ghazni.
Ai tha se shpërthimi i së dielës vrau pesë djem dhe katër vajza të moshës 5 deri në 10 vjeç. Afganistani ka vuajtur nga dekada lufte dhe mbetet shumë i rrezikshëm për fëmijët që mbledhin hekurishte për t’i shitur për të mbajtur familjet e tyre.
Shumë vriten ose gjymtohen kur hasin në mjete të pashpërthyera./ REL
-
-
I vetmi institucion që prodhon politikë është SPAK
1 Prill, 19:57 -
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


