
OBSH apel për ndihmë: Duhen 8 mln dollarë për shërbimet mjekësore nga tërmeti në Mianmar! Mijëra njerëz janë në rrezik

31 Mars 2025, 12:04 / BOTA
OBSH ka bërë apel për ndihmë lidhur me tërmetin shkatërrues që u regjistrua pak ditë më parë në Mianmar ku humbën jetën rreth 1700 persona dhe u plagosën 3400 të tjerë.
Në një reagim zyrtar OBSH thotë se duhen mbledhur urgjent 8 milionë dollarë në ndihmë për popullin e Mianmarit.
Agjencia e OKB-së thotë se po përgjigjet në “nivelin më të lartë të aktivizimit të urgjencës” dhe nevojiten donacione për “të ofruar kujdes për traumën, për të parandaluar shpërthimet e sëmundjeve dhe për të rivendosur shërbimet thelbësore shëndetësore gjatë 30 ditëve të ardhshme”.
Sipas OBSH-së, mijëra njerëz janë në rrezik të lëndimeve dhe sëmundjeve.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
Nga Namir Lapardhaja
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128