OBSH: Sistemi shëndetësor i Gazës në kolaps total

Sistemi shëndetësor i Gazës është i gjunjëzuar dhe pranë kolapsit total, tha në një deklaratë të mërkurën drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë , Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Gaza nuk mund të përballojë të humbasë më spitale…dhe një tjetër është në prag të mbylljes. Kjo do të privojë mijëra njerëz nga kujdesi thelbësor për shpëtimin e jetës shtoi ai në një deklaratë tjetër duke iu referuar spitalit Kamal Adëan në Gazën veriore.
Dy ditë më parë, ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah akuzoi ushtrinë izraelite se kishte vënë nën rrethim spitalin Kamal Adëan. Në deklaratat e mëparshme, Izraeli kishte thënë se synonte infrastrukturën e Hamasit në rrip.
OBSH ka raportuar të paktën 212 sulme në sektorin shëndetësor të Gazës që nga 7 tetori. Si rezultat, vetëm 14 spitale funksionojnë pjesërisht dhe tre funksionojnë minimalisht në rrip, ndërsa 19 kanë dalë jashtë shërbimit, shtoi shefi i OBSH-së.
Ministri palestinez i Shëndetësisë Mai Al-Kaila tha të martën se asnjë nga spitalet në Gazën veriore nuk mund të akomodojë operacione kirurgjikale, ndërsa kapaciteti ka tejkaluar 216% në spitalet në jug./CNN
-
22 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
7 Dhjetor, 08:34 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



