Operacion ndërkombëtar kundër drogës, Kolumbia sekuestron më shumë se 1,400 tonë metrikë kokainë

Gjashtë të ashtuquajturat “narco subs” të mbushura me kokainë u kapën në një operacion ndërkombëtar kundër drogës të udhëhequr nga Kolumbia, kanë njoftuar autoritetet në kombin e Amerikës Latine.
Misioni, që përfshin 62 vende, sekuestroi më shumë se 1,400 tonë metrikë droge – kryesisht marihuanë – midis 1 tetorit dhe 14 nëntorit, sipas Orlando Enrique Grisales, shefi i shtabit të operacioneve detare për Marinën Kolumbiane.
Midis ngarkesave ishin 225 tonë metrikë kokainë, 5 tonë nga të cilat u gjetën në bordin e një anijeje që kalonte në një rrugë trafiku detar nga Kolumbia në Australi, shkruan CNN.
“Anija, e kapur në ujërat e Paqësorit me karburant të mjaftueshëm për të arritur në Australi, është e treta e tillë e kapur”, tha Grisales.
“E para u zbulua në ujërat kolumbiane dhe falë hartave që mbante, ne identifikuam rrugën. Pikërisht atëherë filluam të punojmë me autoritetet australiane”, shtoi ai.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

