Papa Françesku shfaq probleme shëndetësore, dërgohet në spital

28 Shkurt 2024, 15:03 / BOTA ALFA PRESS

Papa Françesku shfaq probleme shëndetësore, dërgohet

Papa Françesku u është nënshtruar kontrolleve mjekësore në një spital në Romë këtë të mërkurë. Në një deklaratë për media, Vatikani sqaroi se Papa ishte me grip, por pas kontrolleve mjekësore ai u shoqërua sërish në Selinë e Shenjtë.

Papa, i cili ka pasur një sërë problemesh shëndetësore kohët e fundit, kishte anuluar takimet të shtunën dhe të hënën për shkak të asaj që Vatikani e quajti një grip të lehtë.

Të dielën, ai iu drejtua turmave në Sheshin e Shën Pjetrit si zakonisht, për të dhënë mesazhin e tij.

“Të dashur vëllezër dhe motra, unë kam ende pak të ftohtë,” i tha Papa Françesku audiencës të mërkurën, duke njoftuar se dikush tjetër do të lexonte katekzën e tij mbi zilinë dhe kotësinë, dy nga shtatë mëkatet e Biblës.

 

Po ndodh...