Pas SHBA, edhe Argjentina njofton se do të tërhiqet nga OBSH

Argjentina ka njoftuar se do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), një lëvizje e ngjashme të presidentit amerikan Donald Trump muajin e kaluar.
“Presidenti (Javier) Milei udhëzoi (ministrin e Jashtëm) Gerardo Werthein të tërheqë pjesëmarrjen e Argjentinës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë”, tha zëdhënësi presidencial Manuel Adorni.
“Ne argjentinasit nuk do të lejojmë që një organizatë ndërkombëtare të ndërhyjë në sovranitetin tonë, aq më pak në shëndetin tonë”, shtoi ai.
Adorni tha se vendimi i Argjentinës bazohej në “dallimet e thella në lidhje me menaxhimin e shëndetit, veçanërisht gjatë pandemisë që … na çoi në bllokimin më të gjatë në historinë njerëzore dhe mungesën e pavarësisë përballë ndikimit politik të disa shteteve”.
Në një deklaratë të lëshuar më vonë nga zyra presidenciale e Argjentinës, OBSH akuzohej se ka shkaktuar dëme ekonomike gjatë pandemisë Covid-19 duke “[promovuar] karantina të pafundme”.
Donald Trump, të cilin Milei e konsideron një aleat ideologjik, njoftoi në ditën e parë të kthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar se po tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga OBSH, duke u përballur me kritika nga ekspertët e shëndetit publik.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

