Përgjaken festimet për fitoren e ekipit të futbollit amerikan

Një i vdekur dhe 22 të plagosur, mes tyre 8 të mitur si pasojë e të shtënave që ndodhën në Kansas City, Misuri, gjatë paradës për të festuar fitoren e ekipit të futbollit amerikan “Kansas City Chiefs” në Super Bowl.
Tre persona janë ndaluar nga policia. Për momentin nuk ka asnjë hipotezë për motivin, megjithëse mund të jetë një incident i lidhur me një bandë. Skuadra thanë se asnjë nga lojtarët apo stafi i ekipit nuk ishte i përfshirë në të shtënat.
Është e vështirë të mendosh për një sulm terrorist, edhe nëse vetëm disa orë më parë kreu i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Turner, kishte zbuluar ekzistencën e një “kërcënimi serioz për sigurinë kombëtare”, duke i kërkuar Presidentit Joe Biden të “deklasifikonte të gjitha informacionin në mënyrë që Kongresi, Administrata dhe të gjithë aleatët tanë të mund të diskutojnë hapur veprimet e nevojshme për t’u përgjigjur.”.
Të shtënat ndodhën në qendër të qytetit në fund të paradës për titullin e tretë radhazi të fituar nga Chiefs të dielën në Las Vegas kundër San Francisco 49ers, në një event me një audiencë rekord falë edhe efektit Taylor Swift, e dashura e Travis Kelce. Mijëra tifozë të veshur me bluzat e kuqe të skuadrës festuan rezultatin. Por pak minuta pas përfundimit të paradës, u dëgjuan disa të shtëna, duke shkaktuar panik mes turmës. Policia ngriti alarmin menjëherë me anë të njoftimeve X-it, duke i ftuar njerëzit të largohen nga epiqendra e të shtënave. Më pas u kapën dy autorët e dyshuar të sulmit, që ishin të armatosur.



-
-
Horoskopi për ditën e sotme, 15 shkurt 2024
15 Shkurt, 07:14 -
Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 12 shkurt 2024
15 Shkurt, 07:10 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




