Planifikonte një sulm me bombë/ Përfundon në pranga i riu në Gjermani, lartësonte veprimet e ISIS në internet
28 Nëntor 2024, 17:53 / BOTA

Një i ri është arrestuar në Gjermani teksa dyshohet se po planifikonte të kryente sulm me bombë. Sipas prokurorëve në Koblenz, ai akuzohet për përgatitjen e një akti të rëndë dhune.
Sipas Associated Press, prokurorët besojnë se i dyshuari u bë radikal përmes internetit dhe shpërndau propagandë që lartësonte veprimet e grupit të Shtetit Islamik.
Hetuesit kanë thënë se i dyshuari u informua përmes internetit se si t’i ndërtonte bombat.
Nuk pati prova se sulmin po e planifikonte ta kryente së shpejti, pasi hetuesit nuk gjetën eksplozivë apo substanca që përdoren për t’i bërë ata. Sakaq, i riu u dërgua në burg në pritje të akuzës.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

