"Po e ruante babin", Ivana Trump reagon pas atentatit: Dy vite më parë sot, nëna ime ndërroi jetë

E bija e Donald Trump, Ivanka Trump u shpreh se nëna e saj Ivana ishte “duke ruajtur babin” kur ish-presidenti i mbijetoi një atentati me armë zjarri të shtunën mbrëma.
“Dy vite më parë sot, nëna ime ndërroi jetë. Unë besoj se ajo po e ruante babin mbrëmë gjatë tentativës për ta vrarë”, shkroi Ivanka në rrjetet sociale për nënën e saj Ivana Trump, e cila vdiq në vitin 2022 në moshën 73-vjeçare.
Ivana Trump, ish-gruaja e ish-presidentit Trump dhe nëna e Ivanka, Eric dhe Don Jr vdiq pasi u rrëzua nga shkallët në shtëpinë e saj në Manhattan, thanë atë kohë autoritetet.
Vdekja e ish-modeles u cilësua si “aksidentale” nga zyra e mjekësisë ligjore.
Përvjetori i vdekjes së Ivana Trump vjen një ditë pasi një snajper, i identifikuar si 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, qëlloi dhe plagosi ish-presidentin Trump nga një çati rreth 130 metra larg, ndërsa Trump po fliste para mbështetësve të tij në Pensilvani.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

