Po planifikonte sulm terrorist ndaj qendrës së NATO-s në Norvegji, arrestohet një person i dyshuar! Autori është…

Parandalohet sulmi terrorist ndaj një baze të NATO-s në Norvegji.
Policia norvegjeze njoftoi se ka arrestuar një adoleshent 17-vjeçar me dyshimin për planifikimin e një sulmi me eksploziv ndaj objekteve të NATO-s në jugperëndim të vendit, raportoi të hënën transmetuesi shtetëror NRK.
I lindur dhe i rritur në Norvegji, i dyshuari u pa në shkollën e tij me një flamur të Shtetit Islamik, tha NRK.
17-vjeçari u la në paraburgim për dy javë të hënën. Ai i mohon akuzat kundër tij, tha për AFP avokati i tij Knut Lerum.
Ai u arrestua dje nga Shërbimi Norvegjez i Sigurisë së Brendshme (PST), i cili është përgjegjës për luftën kundër terrorizmit.
Sipas NRK, duke cituar dokumentet e PST, adoleshenti kishte planifikuar një sulm me eksploziv në Qendrën e Përbashkët të Luftës së NATO-s (JWC) në Jäten, Stavanger, në Norvegjinë jugperëndimore.
Kur u kontaktuan nga AFP, shërbimet e sigurisë së brendshme nuk ishin të disponueshme për të komentuar.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Korrupsioni - mënyra jonë e jetesës
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128