Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Vllaznia i është kthyer shpejt fitoreve, duke lënë pas hapin e gabuar ndaj Bylisit në kampionat, teksa ka mundur në “Klasiken” e futbollit shqiptar Tiranën me përmbysje.
Shkodranët kanë dominuar ndeshjen që në startin e saj, duke krijuar më shumë volum loje, por u goditën nga një pavëmendje në prapavijë që solli golin e Xhixhës për miqtë.
Megjithatë, barazimi nuk do të vononte shumë pasi Bismark gjeti devijimin e duhur me kokë për të vendosur baraspeshën në shifra.
Pjesa e dytë foli tërësisht për Vllazninë e cila kërkoi me ngulm golin dhe e gjeti atë falë një dhurate të Kortez, i cili shënoi në portën e skuadrës së tij. Pak minuta më vonë, erdhi edhe penalltia e fituar nga Mala dhe e transformuar saktësisht nga i zakonshmi Balaj, për t’i dhënë Vllaznisë qetësinë në këtë ndeshje.
Shkodranët nuk ndalën sulmet edhe në vijimin e duelit, por nuk ia dolën të kalonin më Bekajn, duke u dashur të kënaqen vetëm me 3 gola në këtë ndeshje ndaj rivalëve historikë.
Nga ana tjetër, Shehi nuk mundi të bënte shumë për të nxjerrë skuadrën bardheblu nga kriza e rezultateve që e zhysin gjithnjë e më shumë në zonën e ftohtë.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Korrupsioni - mënyra jonë e jetesës
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128