Ç’po ndodh në Vlorë? Policia aksion ‘blic’, kontrolle në disa automjete

27 Shkurt 2026, 22:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ç’po ndodh në Vlorë? Policia aksion ‘blic’,

Policia e Vlorës ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion të befasishëm në hyrje të qytetit, me fokus kontrollin e automjeteve të dyshimta.

Mësohet se operacioni është përqendruar në segmentin hyrës të qytetit, ku janë ndaluar dhe verifikuar automjetet që vinin nga autostrada Fier–Vlorë.

Në terren kanë qenë të pranishme Forcat “Shqiponja”, patrullat e rendit si dhe Policia Rrugore, të cilat kanë ushtruar kontrolle ndaj drejtuesve të mjeteve.

Sipas raportimeve, aksioni ka si qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe parandalimin e mbajtjes së mjeteve të paligjshme apo lëndëve të ndaluara.

Po ndodh...

ide