Presidenti i ri i Argjëntinës “trondit” zgjedhësit: Shteti nuk ka para
Presidenti i ri nga radhët e së djathtës ekstreme në Argjentinë u zotua se do të ndjekë një trajtim ekonomik tronditës, në fjalimin e parë pas marrjes zyrtarisht të detyrës.
Havier Milei paralajmëroi argjentinasit se “shteti nuk ka para” dhe për këtë arsye do të zbatojë masa të ashpra kursimi.
Lideri populist fitoi papritur zgjedhjet e nëntorit në shtetin latin, me premtimet për të ringritur ekonominë e rrënuar të vendit. Por gjërat po rezultojnë më të vështira nga sa mendonte ai.
Milei tha se do të zhbënjte “dekada degradim” të shtetit me shkurtimin e shpenzimeve, me qëllim uljen e borxhit të lartë publik dhe të inflacionit, që aktualisht është mbi 140 për qind.
“Vija e kuqe është se nuk ka alternativë tjetër veç masave të kursimit dhe një trajtimi tronditës”, deklaroi presidenti.
“Ne e dimë që në një plan afatshkurtër situata do të përkeqësohet, por më pas do të shohim frytet e përpjekjeve tona”, shtoi ai.
Ceremonia e betimit u mbajt ditën e diel. Në të morën pjesë figura të shumta populiste si: kryeministri hungarez Viktor Orban; kreu i radikalëve spanjollë Santiago Abaskal; ish-presidenti brazilian Hair Bolsonaro; e të tjerë.
I pranishëm ishte edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili pati mundësinë të diskutonte shkurt me kryeministrin Orban, i cili kundërshton hapur afrimin e Ukrainës me BE-në.
ide
Pse Sali Berisha po baltos Altin Dumanin?
Rama duhet të iki, Berisha s’duhet të vijë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128