Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen: Ballkani Perëndimor, duhet të jetë pjesë e BE-së, tani

29 Maj 2025, 18:52 / BOTA ALFA PRESS

Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen: Ballkani Perëndimor, duhet të

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i bëri thirrje BE-së të veprojë për zgjerimin me Ballkanin Perëndimor!

Ajo theksoi se ky është një moment historik që nuk duhet humbur, duke përmendur Shqipërinë si vend që nuk duhet zhgënjyer.

Bashkimi Europian është i vendosur për të parë vendet e Ballkanit Perëndimor pjesë të tyre.

Presidenta e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen u shpreh e prerë se BE duhet të veprojë!

“Zgjerimi është një proces i bazuar në performancë, por unë jam e bindur se historia po na thërret sërish ne ashtu si në vitin ‘89 kur fryu era e ndryshimit. Po shohim çdo ditë se si Ukraina po lufton për liri.

Ne po shohim sakrificat që ata po bëjnë. Ky është një moment historik që nuk duhet të kalojë pa marrë vendime për Ukrainën, për Ballkanin Perëndimor.

Von der Leyen duke përmendur Shqipërinë, tha se BE nuk dështiron ta zhgënjejë skënd që e do dhe ka punuar për europën.

''I dashur Edi Rama, kjo është një shenjë besimi se ne nuk do të zhgënjejmë të gjithë ata që janë të vendosur për një Europë në paqe dhe progres”.

Në ceremoninë ku u nderua me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, mori vlerësime nga liderët botëror.

Përballë tensioneve "të mëdha" gjeopolitike, von der Leyen deklaroi se "ajo që dikur e merrnim si të mirëqenë si një rend ndërkombëtar është transformuar në kaos ndërkombëtar në një kohë shumë të shkurtër".

Ajo deklaroi se Evropa duhet të "marrë çështjet në duart e saj". Sipas saj, rendi botëror karakterizohet përsëri nga "përpjekjet perandorake për pushtet dhe luftërat perandorake".

Komentet e saj vijnë mes pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe dyshimeve të ushqyera nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump në lidhje me të ardhmen e aleancës transatlantike të NATO-s.

 

Po ndodh...

ide