Raste vetëvrasjesh mes adoleshentëve në Finlandë të nxitur nga videot e TikTok-ut

Si pasojë direkte e ndjekjes së videove udhëzuese, të publikuara në TikTok, në Finlandë gjatë dy viteve të fundit mes adoleshentëve të moshave nga 13-18 vjeç, të cilët janë vetëvrarë, mbi 30 për qind ishin djem dhe 50 për qind ishin vajza.
“Tiktok i rekomandoi përmbajtje rreth vetëvrasjes një djali 11-vjeçar finlandez me pasoja të rënda. Ndërkohë, një studim vë në pikëpyetje pretendimet e Tiktok për mbrojtjen e të rinjve”, sipas https://areena.yle.fi/.
Në TikTok ka video të shumta propaganduese mbi pabarazinë e gjinive, “ku djemtë burrërohen vetëm nëpërmjet vrazhdësisë dhe brutalitetit ndaj vajzave”, ndërsa “vajzat duhet të jenë vetëm kokulura dhe shtëpijake të bindura, të afta të lindin dhe të vlefshme vetëm për të plotësuar kënaqësitë e burrave”.
Pavarësisht kërkesave të shumta të medieve shtetërore dhe organizatave të ndryshme shoqërore të disa shteteve evropiane, TikTok ka hequr nga qarkullimi vetëm dy ose tre video të dhunshme, duke deklaruar se të tjerat janë “të moralshme”!
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


