
Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Osmani: Ka përfunduar përgjithmonë koha kur Serbia pyetet

“Qesharake” e ka quajtur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaratën nga ana e Serbisë për memorandumin mes Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë për aleancë ushtarake.
E para e shtetit tha se marrëveshja trilaterale ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë synon pikërishtqë t’i ndihmojnë njëra-tjetrës për t’i ngritur kapacitetet e mbrojtjes, pra për ta mbrojtur vetveten dhe asnjëherë për ta sulmuar dikë dhe në të njëjtën kohë bashkëpunimin ndërmjet shteteve aleate që e kanë dëshmuar që janë besnike ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe fqinjësisë së mirë.
“Është interesante që historikisht shtetet agresore si Serbia dhe Rusia vazhdimisht tentojnë të paraqiten si viktima.
Nëse i shihni deklarimet e tyre qesharake përkundër faktit që kanë një histori pushtimesh, sulmesh, gjenocidi, luftërash që i kanë shkaktuar vetë, shtetet agresore si Serbia e Rusia paraqiten se kinse po i sulmojka ata.
Ne kurrë nuk e kemi sulmuar askënd, kurrë nuk kemi tentuar ta pushtojmë asnjë centimetër të një territori të dikujt tjetër.
Por në historinë e kombit tonë, shqiptarët dhe Kosova gjithmonë e ka mbrojtur vetveten dhe do vazhdojmë ta mbrojmë sovranitetin tonë, integritetin territorial, shtetësinë.
Marrëveshja trelaterale synon këtë që t’i ndihmojmë njëra-tjetrës për t’i rritur kapacitetet e mbrojtjes, pra për ta mbrojtur veten e jo ta sulmojmë dikë”, ka thënë ajo në një prononcim për media.
“Kanë përfunduar njëherë e përgjithmonë kohët kur Serbia pyetet për çkado qoftë.
Ne jemi shtet sovran, i pavarur, vendimet i marrim vetë në përputhje me interesat tona dhe me synimin paqen dhe stabilitetin në rajon, synim që rrezikohet vetëm nga Serbia, askush tjetër”, tha Osmani.
Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan të martën Deklaratën për Forcimin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes.
Deklarata për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje, e nënshkruar nga të tre vendet, ka tërhequr vëmendje të madhe dhe reagime të nxehta në Serbi.
Ministri serb i Mbrojtjes Bratislav Gashiq e quajti nismën “provokative”, ndërsa autoritetet në Beograd njoftuan se Serbia ishte gati të konsideronte bashkëpunimin në mirëbesim me Kroacinë dhe Shqipërinë.
Gjatë ditës së djeshme edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq i është përgjigjur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se Shqipëria dhe Kroacia e kanë hapur “një garë armësh” duke nënshkruar memorandum për bashkëpunim në mbrojtje me Kosovën.
Plenkoviq, tha se Kroacia nuk ka nevojë që për këtë ujdi trepalëshe të pyesë as Serbinë, as NATO-n, transmeton gazeta online Reporteri.net.
“Ne ishim në gjendje të krijonim një dokument që ndihmon përpjekjet e tyre për reforma. Ai nuk është i një natyre armiqësore.
Unë e kuptoj që duhet kërkuar një armik më tej, por kjo nuk është e natyrës armiqësore. Kroacia nuk ka nevojë ta pyes askënd për këtë, as Serbinë dhe as NATO-s”, tha Plenkoviq.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128