
"TikTok" ende funksional në Shqipëri, sa kohë kërkon bllokimi

TikTok vazhdon të jetë në përdorim në Shqipëri, pavarësisht paralajmërimit për mbylljen e tij më 13 mars.
Përdoruesit kanë filluar të hasin probleme, siç janë bllokimi i lundrimit në faqe dhe ngadalësimi i shikimit të videove.
Përpjekjet për të hyrë në platformë përmes faqeve të internetit rezultojnë të pasuksesshme, duke konfirmuar se bllokimi është zbatuar për këtë kanal.
Megjithatë, mbyllja e plotë e TikTok pritet të realizohet brenda 10 ditëve.
Kjo kërkon kohë për të përfunduar procedurat dhe për të koordinuar me kompani si Apple dhe PlayStore për të hequr aplikacionin nga pajisjet mobile. Për sa i përket mundësisë së përdorimit të TikTok përmes VPN-ve, që mundësojnë ndryshimin e vendndodhjes për të kaluar kufizimet, AKSK ka njoftuar se po punohet për zgjidhjen e këtij problemi.
Qeveria mori vendimin për mbylljen e TikTok për 1.5 milion përdorues shqiptarë, pas konsultimeve me 65 mijë prindër dhe mësues, si masë për sigurimin e fëmijëve në këtë platformë.
TikTok pritet të rihapet sërish sapo kompania të implementojë filtra që mbrojnë të rinjtë nga videot me mesazhe dhune.
Kjo masë erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, një ngjarje që ka lidhje me një sherr të nisur në rrjetet sociale.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128