
Tragjedia me 59 viktima në Koçan/ RMV mbyll 13 diskoteka: S’plotësonin kushtet minimale

Sipas raportit të fundit të qeverisë për kontrollet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, në diskoteka dhe kabare janë kryer gjithsej 82 kontrolle.
Siç njoftoi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, nga 23 objekte të licencuara, 13 nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike dhe po përgatiten vendime për heqjen e licencës dhe ndalimin e funksionimit të tyre.
Në periudhën e kaluar kanë funksionuar edhe pesë me licenca të skaduara.
“Nga 41 të tjerat, 30 prej tyre kishin parregullsi në bazë të ligjit për aktivitetet hotelierike. Janë lëshuar 28 vendime për kundërvajtje dhe dy mbyllje për tejkalim të orarit të punës, që nënkupton edhe gjobë”, tha Miteva.
Inspektimet janë në terren. Një hetim më i gjerë është duke u zhvilluar, ku janë përfshirë institucione të shumta, Ministria e Brendshme, Ministria e Ekonomisë dhe Inspektorati i Punës. Gjithashtu po hetohet nëse ka dokumentacion teknik për të gjitha ato objekte në të gjithë vendin./ Alsat M.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128