
Thyerje e rregulloreve, FIFA përjashton një skuadër nga Botërori i Klubeve!

Botërori i Klubeve, aktiviteti më i ri i FIFA-s, duket se nuk po nis me këmbën e mbarë. FIFA ka bërë të ditur sot se ka përjashtuar një nga 32 klubet të cilat kishin siguruar kualifikimin në fazën finale të këtij turneu të parë të këtij lloji.
Klub Leon, skuadra meksikane e cila k a në radhët e saj yllin kolumbian Hames Rodriguez, është përjashtuar nga FIFA vetëm tre muaj para nisjes së aktivitetit. Arsyeja është se ai nuk përmbush normativën e FIFA-s mbi shumëpronësitë, pasi edhe Paçuka, që merr pjesë në këtë aktivitet, i përket të njëjtëve pronarë.
Komisionet Disiplinore të FIFA-s kanë konstatuar shkeljen nga të dy klubet dhe kanë dhënë vendim për të mbajtur vetëm një prej tyre në aktivitet, me zgjedhjen që ka rënë mbi Paçuka, duke lënë jashtë Klub Leon. Tani pritet të mësohet se kush do të jetë skuadra tjetër që do të marrë vendin e klubit meksikan në kompeticion.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128