
Rrahmani sqaron deklaratën: Nuk ka presion nga Napoli për të mos luajtur, vetëm shqetësim

Pas fitores të çmuar ndaj Islandës që e afron Kosovën me promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve, Amir Rrahmani dha disa deklarata që në fillim dukeshin si zbulim i disa presioneve të marra nga Napoli për të mos luajtur me Kombëtaren.
Fjalë që ai i sqaroi menjëherë në profilin e tij në Instagram duke theksuar se kishte të bënte me një përkthim dhe interpretim të gabuar të intervistës së tij pas ndeshjes.
"Kuptimi i fjalës presion varet nga konteksti dhe gjuha," shkroi mbrojtësi i kaltër duke sqaruar. "Në këtë rast, në italisht, kuptimi i saktë do të ishte 'shqetësim'".
"Shqetësim sepse katër ditë më parë dola nga fusha për një problem fizik," shtoi Rrahmani.
"Së bashku me mjekët e Napolit dhe të Kosovës vendosëm që mund të luaja dhe ia vlejti, sepse fituam".
"Gjithmonë i gatshëm për Kosovën dhe Napolin," përfundoi mbrojtësi.
Para ndeshjes, mbrojtësi dardan do të deklaronte:
"Kam pasur shumë dyshime nëse të luaja apo jo, sepse dola nga ndeshja e fundit para katër ditësh me disa probleme dhe kam pasur edhe pak presion nga klubi për të mos luajtur, por vendosa të dal në fushë dhe ia vlen".

ide

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128