Sprova e kapitenit kuqezi, Gjimshiti: Harry Kane bllokohet nga skuadra, jo nga unë!

Sonte mezi presim të shohim kapitenin Gjimshiti si titullar. Ai ka kohë që ka vuajtur nga fati i keq. Sa herë që kombëtarja kishte ndeshje, ai dëmtohej tek Atalanta.
Kësaj here qendërmbrojtësi është gati dhe rival do të ketë gjigantin Harry Kane. Dje, i pyetur nëse anglezi mund të ndalet, Gjimshiti u tregua fjalëpak dhe modest.
“Individualisht nuk besoj se duhet të flasim për lojtarët e Anglisë. Ekipi ka një punë të vështirë nesër, jo vetëm Gjimshiti apo kush do luajë. Si ekip duhet të ndalim sulmin e Anglisë. Nuk do jenë duele individuale, por do jetë duel skuadrash dhe besoj se nëse e përballojmë mirë, do e kenë të vështirë”.
“Duhet të kemi përqëndrim 100% gjatë gjithë ndeshjes. Në Europian pësuam gola shpejt në ndeshjet ndaj Italisë dhe Kroacisë për shkak të papërqëndrimit 100% në fushë”, u shpreh Gjimshiti.
Kapiteni e dha mesazhin e tij: Harry Kane bllokohet në grup, jo individualisht. Urojmë që kombëtarja sot të jetë në një ditë të mirë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


