Lajme flash

Dhallanik tradicional me shtresa

21 Mars 2025, 08:29 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Dhallanik tradicional me shtresa

Përbërësit:

1 litër dhallë
500 gr miell
1 lugë çaji sodë
1 lugë kafeje kripë
1 lugë kafeje sheqer
2 filxhanë kafeje yndyrë
1 vezë të freskët
100 gr djathë të bardhë
1 kubik gjalpë i ngrirë
Pak piper të zi

Përgatitja:

Rrahim vezën me dhallën, kripën dhe sheqerin dule shtuar gradualisht miellin e trazuar me sodën e bukës dhe me pak piper. Shtojmë vajin dhe e trazojmë mirë derisa të formohet një brumë i hollë. Lyejmë me gjalpë një tepsi dhe hedhim tre garuzhde brumë, e hapim mirë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë dhe e vendosim për t'u pjekur në furrë të parangrohur për 5 minuta. E nxjerrim nga furra, e lyejmë përsipër me copën e gjalpit të ngrirë dhe hedhim përsëri tre garuzhde brumë.

E vendosim sërish në furrë për 5 minuta, por rezistencën e poshtme të furrës duhet ta shuajmë (kështu do të piqet vetëm shtresa e sipërme). Veprojmë përsëri me të njëjtën mënyrë, sa të mbarohet i gjithë brumi. Në përfundim, e heqim nga furra dhe e lyejmë me gjalpë. E lëmë pak që të vaket dhe e presim për ta shërbyer.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128