Patate furre të mbushura

19 Mars 2025, 08:34 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Patate furre të mbushura

Përbërësit:

4 patate të mëdha
200 gr djathë kaçkavall
100 gr gjalpë
200 gr sallam ose suxhuk
100 gr misër të konservuar
100 gr ullinj
100 gr turshi (tranguj ose speca)
Keçap dhe majonezë sipas dëshirës
Kripë dhe piper sipas shijes

Përgatitja:

Lajmë mirë patatet, i shpojmë me pirun dhe i vendosim në furrë të parangrohur në 200°C derisa të zbuten. Ndërkohë përgatitim mbushjen duke prerë në kubikë të gjithë përbërësit. Pasi patatet të jenë zbutur i nxjerrim nga furra dhe i presim në mes (pa i ndarë plotësisht). Me një lugë, lirojmë pak pjesën e brendshme dhe shtojmë pak gjalpë, kripë, piper dhe djathë kaçkavall të grirë.

Bëjmë një përzierje të mirë brenda patates derisa masa e brendshme të shkrijë dhe të bëhet si pure. Sipër kësaj mase shtojmë sallamin, misrin, ullinjtë, turshitë. Në fund, nëse kemi dëshirë bëjmë një spërkatje të lehtë me keçap dhe majonezë.

Po ndodh...