
Nën masën “arrest shtëpie”, biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK

Biznesmeni Elman Abule, i cili është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, është paraqitur në SPAK.
Elman Abule po hetohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës.
Biznesmeni mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga efektivët pasi ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Elman Abule u vendos në pranga më 10 shkurt, ditë kur u arrestua edhe kryebashkiaku i Tiranës, pasi SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.
Por në seancën e datës 13 mars ndaj biznesmenit Elman Abule, togat e zeza kanë zëvendësuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në arrest shtëpie.
Biznesmeni, i cili është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, urdhërohet që të mos largohet nga banesa e tij, si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128