Humbës serial finalesh, Salah penalizon ekipin

19 Mars 2025, 12:07 / SPORT ALFA PRESS

Humbës serial finalesh, Salah penalizon ekipin

Humbja e së dielës, e cila e lë Liverpulin me vetëm titullin kampionat në horizont, ishte një tjetër pengesë për Mohamed Salah në nivel individual. Ai zhvilloi një ndeshje të dobët në një tjetër finale.Qasjet negative dhe kontributi i vakët i egjiptianit në të tilla sfida tashmë janë kthyer normë dhe nuk përbëjnë përjashtim. Salah, një nga kandidatët kryesorë për Topin e Artë, është larg të qenit një superyll në ndeshjet ku luhet për një trofe.

IMPAKT NEGATIV – Siç raporton “BeSoçer Pro”, në fakt, duke analizuar karrierën e tij, vërejmë se 32-vjeçari ka pasur një paraqitje mjaft të diskutueshme në 13 finalet e luajtura me Liverpulin dhe kombëtaren e Egjiptit. Ndërsa është e vërtetë që ai e ka fituar trofeun vetëm gjashtë herë (46.15%), shifrat e tij individuale janë më të këqija se ato të ekipit. Sa i përket kontributit ofensiv, Salah ka arritur vetëm 4 në këto lloj ndeshjesh, me 2 gola dhe 2 asistime në tri sfida. Me fjalë të tjera, në 10 nga 13 finalet që ka luajtur, Salah nuk është përfshirë drejtpërdrejt në një gol për ekipin e tij. Interesant është fakti se egjiptiani dha një asist në paraqitjen e tij të parë në finale, Kupën e Kombeve të Afrikës 2017, e megjithatë ajo e ndeshjes e pa humbës me rezultat 2-1 ndaj Kamerunit.

FAKTOR HUMBËS – Në dy finalet e tjera, në të cilat ai u përfshi drejtpërdrejt në shënimin e golave, Salah i tregoi skuadrës së tij rrugën drejt lavdisë: në Ligën e Kampionëve 2019 (gol kundër Totenhemit) dhe në Superkupën e Anglisë 2022 (gol dhe asist kundër Mançester Sitit). Megjithatë, edhe në duelet vendimtare, në të cilat Salah ka gjetur rrugën e rrjetës, ai nuk mund të shkundë etiketën se niveli i tij në finale është shumë larg nga ai i zakonshmi, duke qenë se të dy golat kanë ardhur nga pika e bardhë, pasi nuk ka shënuar asnjë gol në lojë e sipër në të gjithë karrierën e tij të suksesshme.

Humbës serial finalesh, Salah penalizon ekipin

Po ndodh...