Akuzohet për shpërdorim detyre, Apeli i GJKKO zbut masën e sigurisë për ish-kryebashkiaken e Libohovës Luiza Mandi

19 Mars 2025, 13:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

Akuzohet për shpërdorim detyre, Apeli i GJKKO zbut masën e

Gjykata e Posaçme e Apelit zbut masën e sigurisë për ish-kryebashkiaken e Libohovës, Luiza Mandi.

Në seancën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi deklarimin e fajtore për “shpërdorim të detyrës” për ish-kryebashkiaken e Libohovës, por i zbuti masën e arrestit me burg.

Burime bëjnë me dije se Apeli la të pandryshuar dënimin me 8 muaj burg, por ndryshe nga Shkalla e Parë, vendosi  pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë në Shërbim Prove.

Luiza Mandi u akuzua për shpërdorim detyre pas denoncimit të një qytetari se në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.

Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cënuar prona e familjarëve të cilët bënë edhe kallëzimin.

 

Po ndodh...