
"Shokët në burg", edhe Berisha komenton video-replikat virale mes Bashës dhe Ramës


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët, e cilësoi Ramën si një "kufomë politike", i cili nuk di çfarë të bëjë më. Ai foli edhe për replikat virale mes Bashës dhe Ramës, në të cilat kreu i Euroatlantikëve, po i kujton burgun çdo ditë kryeministrit dhe shokët që ka në qeli.
"Tani, që të jem i sinqertë, këto 4 muaj kanë ndodhur ndryshime aq të mëdha, saqë Rama është shndërruar pothuajse në një kufomë politike.
Në qoftë se ke parasysh ti se ku ishte PD dhe ku është sot, ndryshimi është si nata me ditën.
Aleanca me ata që kanë 26 përqind të votave të shqiptarëve është goditja e dytë më e madhe që ka marrë Edi Rama.
Prerja e kokës së gjarprit Soros, që detyroi Edi Ramën të fshijë të gjitha fotot dhe detyroi Aleksin ta tallë duke i ripublikuar me kërkesë të popullit, thoshte Aleksi.
Përpjekjet e tij, kërcënimet e tij se do e shohësh ti nga Trump e kanë shndërruar Edi Ramën në një figurë qesharake, komike.
Një ditë merret me gjumin e Lulit, një ditë merret me Halit ballistin, thotë ballisti u dashurua me ne, për Halit Valterin.
Ditën e tretë kthehet prapë tek Luli, a u zgjove apo nuk u zgjove dhe pastaj shkon e zhytet në kënetë, në xhungël, tek bretkosat, zhabat, hardhucat, gjarpërinjtë.
Pra, a mund t’i thuash këtij kryeministër? Nuk i thua dot kryeministër. Në fakt është i pakallur.
Dhe në fakt, do marrë atë që meriton.
Qytetarët po i presin biletën atij.
Po, kanë qenë ato fjalë, por kanë qenë të gjitha para këtyre zhvillimeve.
Po Chris LaCivita? E shkatërroi. Kukull e Xhorxh Sorosit. Erdha këtu për të vazhduar punën e Trump.
A shkallmoi ai dy ditë pas kësaj deklarate?
Imagjino po të mos i binte me grusht tavolinës, por me kokë, ku do ishte?
Imagjino që ajo humbje kontrolli nuk shfryhej me grusht, por me kokë.
Lëre mos e pyet. Shif e shkruaj", tha Berisha.
Gjithashtu Berisha, sulmoi Bashën duke e quajtur si në "dashuri" të fshehtë me Ramën, por që tani kanë dalë hapur.
"Tani, atë që e kishin të fshehur e nxorën hapur. Kaq mund të them. Se dashuritë janë me faza. Kanë fazën latente, e kanë fazën publike etj. Nuk ka gjë të re.
E kishin ata dhe dolën publikisht. Zoti ua shtoftë", tha ai.

ide

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!


Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128