Dëbora dhe ngricat kërcënojnë bujqësinë në Korçë, specialistët: Ja dëmet

19 Mars 2025, 16:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dëbora dhe ngricat kërcënojnë bujqësinë në
Ndryshimet e menjëhershme të temperaturave dhe fenomenet natyrore si pasojë e ngrohjes globale mbeten një ndër kërcënimet kryesore për bujqësinë.

Dëbora e një dite më parë dhe ngricat sipas specialistëve të bujqësisë ndikojnë në kulturat bujqësore kryesisht tek sektori i pemëtarisë edhe pse deri tani nuk janë konstatuar dëme.

“Në varësi të temperaturës minimale që do të arrijë dhe kohëzgjatjes së saj, species apo kultivarit, si dhe të fazës fonologjike ku ndodhen kulturat bujqësore. Më të rrezikuarat janë kulturat bërthamore kajsi, bajame, pjeshkë kultivarët e hershëm të kumbullës dhe qershisë. Do të kemi monitorim të vazhdueshëm për të parë ecurinë e shkallës së dëmit. Ngrohja globale ka sjellë dukuri ekstreme të motit që sjellin dëme në bujqësi sikurse janë ngricat e vonshme të pranverës, po ashti edhe thatësira në verë apo breshëri që janë intensifikuar. Frekuenca e këtyre ngjarjeve po vjen nga viti në vit duke u shtuar dhe kuptohet që sjell dëme në bujqësi në të gjitha kulturat bujqësore”, shprehet Arben Hysolli, Specialist i mbrojtjes së bimëve per Top Channel.

Ngricat në pranverë përgjatë viteve të fundit janë kthyer në një fenomen sistematik ndaj specialistët sugjerojnë që fermerët të ndjekin metodat tradicionale duke ndezur zjarre apo të përdorin pompa me centrifugë për të shmangur dëmet

“Për rastin e ngricave i këshilloj fermerët që të marrin masa duke ndezur zjarre në pemëtoret e tyre që krijojnë një mjegull tymi duke ulur 3 gradë celsius me këtë masë. Po ashtu masë tjetër është përdorimi i pompave me centrifigë krijohet një lëvizshmëri e ajrit në pemëtore që duhet të jetë e vazhdueshme”, shton ai.

Në qarkun e Korçës janë rreth 4200 ha me pemëtore nga të cilat molla zë sasinë kryesore me 3400 ha dhe pjesa tjetër rreth 800 ha janë kultura bërthamore.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128