
Çmimet nuk ndryshojnë edhe sipas Eurostat/ Inflacioni i Shkurtit vlerësohet në 2.4%, dy vende poshtë mesatares së BE-së

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Shkurt të vitit 2025 regjistrohet në 2.4%, duke konstatuar kështu një normë të pandryshuar, krahasuar me Janarin e po të njëjtit vit. Nga ana tjetër, inflacioni sipas ‘INSTAT’ për të njëjtën periudhë ishte 1.9%. Theksojmë se metodologjia e matjes është e njëjtë me të dy metodat, por diferencat mes këtyre dy matjeve vijnë si rezultat i peshës që i jepet secilit grup të produkteve në llogaritjen e inflacionit.
Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni mesatar në Europë përllogaritet në 2.7% dhe Shqipëria shihet e pozicionuar larg këtij kufiri. Ndërkohë, nga ana tjetër, vendet me normën më të lartë të çmimeve në Europë përgjatë Shkurtit të këtij viti janë Maqedonia e Veriut me 6%, Hungaria me 5.7%, Rumania me 5.2% si dhe Kroacia dhe Serbia me 4.8% dhe 4.7% respektivisht.
Nëse analizojmë rritjen e çmimeve sipas vendeve të rajonit, shifrat tregojnë se Shqipëria pozicionohet relativisht mirë krahasuar me disa nga fqinjët në rajon, përveç Kosovës, ku për muajin Shkurt regjistron një normë të rritjes së çmimeve prej 1.7%.
Ndërkohë, nëse flasim për ndryshimin vjetor të grupeve shohim se rritja më e madhe e çmimeve prej 5.9% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 4.1%. Me rritje po ashtu vihen re edhe grupet “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.1% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.9%, “Veshje dhe këpucë” me 2.3%, “Shërbimi arsimor” me 1.8%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1.3%, “Komunikimi” me 1.1% dhe “Shëndeti” me 0.8%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1.1%, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.1%./SCAN

ide

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!


Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128