
Trump dhe Zelensky 60 minuta bisedë telefonike, Presidenti i SHBA-ve: Jemi në një rrugë shumë të mirë! Diskutimi u bazua në…

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky , folën me telefon 24 orë pas bisedimeve të presidentit amerikan me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Presidenti amerikan menjëherë pas bisedës me Volodymyr Zelensky, që zgjati rreth një orë, e cilësoi komunikimin si “shumë të mirë”.
Sipas postimit të Trump, diskutimi u fokusua në komunikimin e tij me Vladimir Putin të martën dhe koordinimin e kërkesave ruse dhe ukrainase.
“Ne jemi në një rrugë shumë të mirë,” tha Trump, duke shtuar se ai i kishte kërkuar Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Michael Ëalz të japin një përshkrim të detajuar të diskutimeve.
“Sapo përfundova një bisedë shumë të mirë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ajo zgjati rreth një orë. Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në komunikimin që pata dje me Presidentin Putin, me qëllim koordinimin e Rusisë dhe Ukrainës në lidhje me kërkesat dhe nevojat e tyre. Jemi në një rrugë shumë të mirë dhe do t’i kërkoj Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Michael Ëalz të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara. Deklarata përkatëse do të bëhet publike së shpejti”, shkroi Trump.

ide

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!


Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128