Xumi shpërthen ndaj Eglit: Çfarë degradimi, kokrra manjakes

19 Mars 2025, 15:04 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Xumi shpërthen ndaj Eglit: Çfarë degradimi, kokrra manjakes

Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania solli një përballje të fortë mes Eglit dhe Gjestit, ku biseda e tyre shkaktoi edhe një reagim të ashpër nga Xum Allushi.

Gjatë debatit me Gjestin, Egli përmendi Xumin, duke thënë: “Më ke dhënë shumë çka për të besuar. Ndaj ndjenjave të Xumit nuk mbaj asnjë përgjegjësi sepse ia kam prerë. Ti nuk ma ke prerë”.

Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak ish-banorit të BBVA, i cili ka reaguar menjëherë në Instagram, duke shprehur pakënaqësinë e tij me një seri postimesh ironike dhe të ashpra.

Në një nga InstaStory-t, Xumi shkruan: “Kur folin shumë njerëz për dinjitetin, si me fol Lul Basha për matematikën“, ndërsa vazhdon më tej: “I thonë një shprehje, nuk e la dot marmelatën me çaj jeshil. Mos ma përmendni më emrin, taksirat. Na zuri lemza”

Më pas, ai i është drejtuar direkt Eglit, duke i kujtuar se Gjesti i kishte thënë hapur se nuk kishte ndjenja:

“Tjetri ta ka thonë në sy 1000 herë ‘nuk kam ndjenja’ etj., etj. Ta ka prerë 1001 herë! Meqë the që s’mban përgjegjësi që ma preve mua, kështu që bohu reale, kokërr manjake, se s’e arrite dot me bo lojën dhe s’të funksionoi! Dole jashtë, pe çfarë lloj degradimi i kishe bërë vetes dhe hyre prapë për të larë reçelin me kamomil.”

Në fund, Xumi ka ironizuar edhe rikthimin e Eglit në shtëpi, duke thënë:

“Po unë që jam me 2 muaj pushime, a lejohet me u rikthy? Pyes për një shok… Se po u riktheva unë.”

 

Po ndodh...