Ndeshjet e katalanasve, Barça “gjen” stadium deri më 20 maj

19 Mars 2025, 16:27 / SPORT ALFA PRESS

Ndeshjet e katalanasve, Barça “gjen” stadium deri më 20

Klubi i Barcelonës dhe Bashkia e këtij qyteti kanë nënshkruar marrëveshjen për qëndrimin e klubit blaugrana në stadiumin olimpik “Montjuiç” deri më 20 maj.

Në pamundësi për t’u transferuar në “Camp Nou” që ende nuk ka mbyllur punimet për rikonstruksionin e plotë, Barcelona i kishte kërkuar Bashkisë së qytetit që ta vazhdonte të luante në stadiumin ku në vitin 1992 u zhvilluan Lojërat Olimpike Verore.

Klubi kishte marrë një sinjal pozitiv nga bashkia, por jo më larg se dje gjithçka është zyrtarizuar edhe me shkrim. Lajmi është bërë me dije nga mediat spanjolle që u referohen burimeve pranë klubit blaugrana.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128