Netanyahu rinisi sulmet në Gaza, shpërthejnë protestat në Izrael

19 Mars 2025, 14:36 / BOTA ALFA PRESS
Netanyahu rinisi sulmet në Gaza, shpërthejnë protestat në

Me urdhrin për rinisjen e bombardimeve në Gaza, duke shembur kështu armëpushimin e brishtë me Hamasin, Beniamin Netanyahu në fakt thjesht po kërkon të mbulojë dështimet e tij të brendshme e të vazhdojë të mbajë fort në duart e veta pushtetin: Për këtë, protestuesit që dolën në tubime në Izrael kundër vazhdimit të luftës, duken mëse të bindur.

Sipas tyre nuk është cudi që rinisja e bombardimeve të ketë lidhje me përshkallëzimin e tensioneve politike në vend të dielën, kur kryeministri izraelit njoftoi se do të kërkonte shkarkimin e shefit të shërbimit të brendshëm të sigurisë Shin Bet, Ronen Bar, një lëvizje e paprecedentë kjo, e që sipas ekspertëve, mund të jetë edhe anti-ligjore. “E vërteta është se sulmet në Gaza po përdoren si mjet për interesa politike.

Mënyra se si ata po veprojnë është të krijojnë këtë kërcënim të jashtëm dhe t`i mbyllin gojën kritikëve që po i akuzojnë për sjellje “jodemokratike”, tha për The Guardian, Ora Peled Nakash, ish-oficere e lartë në marinën e Izraelit dhe një nga organizatorët e protestave.

Protesta pati në disa qytete të Izraelit, përfshirë Jeruzalemin, ku njerëzit u mblodhën në një nga sheshet kryesore e më pas marshuan drejt rezidencës së kryeministrit Netanjahu.

Netanyahut i nevojitet mbështetja e aleatëve të djathtë për të siguruar disa vota kyce në Kneset gjatë ditëve e javëve në vazhdim, në të kundërt rrezikon të humbasë pushtetin.

Këta aleatë e kanë kundërshtuar ashpër përfundimin e përhershëm të konfliktit në Gaza. Kryeministri izraelit nga ana tjetër është gjithashtu në gjyq për korrupsion dhe, nëse shpallet fajtor, rrezikon dënimin me burg.

Të martën, një gjykatë e miratoi kërkesën e tij për të mos u paraqitur në seancën e radhës, me arsyetimin e rindezjes së konfliktit në enklavë.

Po ndodh...