
Kombëtarja vijon përgatitjet për Anglinë, Kumbulla shqetëson Sylvinhon

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në Tiranë, ndërsa grupi është i plotë. Ndryshe nga herët e tjera, nuk ka pasur dëmtime, përveç Kumbullës që është stërvitur i diferencuar.
Ndryshe nga herët e tjera, fatmirësisht në grumbullimin e kombëtares shqiptare nuk ka lojtarë të dëmtuar, ndërsa i vetmi shqetësim për teknikun Sylvinho është Marash Kumbulla, i cili ka pasur probleme muskulore, por jo në pikën që të lërë skuadrën. Përgatitjet kanë vijuar në Tiranë, me mbrojtësin i cili është stërvitur i diferencuar nga të tjerët, ndërsa pritet të jetë i gatshëm për duelin e së premtes. Stafi mjekësor ka kërkuar 2 ditë kohë për lojtarin, i cili pritet që më pas të jetë në 100% të tij.
Sa i përket pjesës tjetër, stërvitja ka vijuar normalisht, ku ka nisur në palestër e më tej në fushë. Tekniku brazilian ka provuar skema të ndryshme, duke eksperimentuar se si do të sulmojë “3 luanët”, të cilët po ashtu kanë vijuar përgatitjet e tyre. Gjithçka duket mirë në kampin kuqezi, teksa bëhet me dije që skuadra të mërkurën do të jetë në ishull, ku do të vijojë atje stërvitjet në prag të duelit të së premtes.
Sa i përket kundërshtarit, problem madhor ishte dëmtimi i Cole Palmer, i cili la grumbullimin me Tuchel që nuk humbi kohë, por afroi Gibbs-White, edhe pse ky i fundit do ta ketë të vështirë të gjejë një vend si titullar, duke parë konkurrencën e emrave si Bellingham, Rice e Foden.

ide

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!


Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128