
Sulmet në Gaza/ Shpërthejnë protestat në Jerusalem, kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu

Mijëra njerëz dolën sot në rrugët e Jerusalemit kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu , duke e akuzuar atë për devijim jodemokratik dhe për vazhdimin e luftës në Rripin e Gazës pa menduar për 58 pengjet që Hamasi ende mban në enklavë.
Ky tubim, më i madhi që është zhvilluar në kryeqytetin izraelit prej disa muajsh, u organizua nga grupe kundërshtarësh të Netanyahut të cilët po protestonin kundër vendimit të tij për të shkarkuar Ronen Bar, kreun e shërbimit të sigurisë së brendshme.
Pas njoftimit për shkarkimin e Barr, sulmet izraelite në Gaza rifilluan dhe kështu në demonstratën e mbajtur para Knesset-it morën pjesë edhe organizata të familjeve dhe të afërmve të pengjeve.
“Ne shpresojmë që i gjithë populli i Izraelit do t’i bashkohet lëvizjes dhe do të vazhdojë derisa të rivendoset demokracia dhe të lirohen pengjet.” deklaruan ata
Protestuesit akuzuan Netanyahun për shfrytëzimin e luftës kundër Hamasit për të heshtur kritikët e tij të brendshëm dhe për të grumbulluar më shumë pushtet.
Një plan për të reformuar sistemin gjyqësor, i cili parashikonte kufizimin e kompetencave të Gjykatës së Lartë, kishte shkaktuar protesta të mëdha në fillim të vitit 2023 dhe kishte ndarë Izraelin.
Ata i kërkojnë SHBA-së një aleati historik i shtetit hebre, që të shpëtojnë Izraelin nga Netanyahu.

ide

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!


Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128