
EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për grabitje, arrestohet 51-vjeçari maqedonas në pikën kufitare të Muriqanit

Policia ka vënë në pranga një 51-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitje.
Ndaj 51-vjeçarit Nevrat Ali, Gjykata Primare e Shkupit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Shkupin, për ekstradimin e tij, në Maqedoninë e Veriut.
Muriqan/Kontrolle intensive nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I akuzuar nga autoritetet maqedonase, për grabitje, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 51-vjeçari.
Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të pkk Muriqan dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin maqedonas:
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi Gjykata Primare e Shkupit, më datë 01.06.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Grabitja”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Shkupin, për ekstradimin e 51-vjeçarit, në Maqedoninë e Veriut.

ide

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!


Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128