E lidhur apo single?! Livia Brunga zbulon gjithçka rreth situatës me Mevlanin

21 Mars 2025, 19:16 / SHOWBIZ ALFA PRESS

E lidhur apo single?! Livia Brunga zbulon gjithçka rreth situatës me

E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Livia Brunga.

Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka treguar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj dhe eksperienca në këtë format. Livia gjithashtu ka dhënë mendimin e saj në lidhje me situatat e ndodhura deri më tani dhe jo vetëm kaq…

Kur u pyet në lidhje me jetën e saj personale nëse është single apo në një lidhje, Livia u përgjigj duke thënë: “Në këtë moment nuk kam sy për askënd. Po merrem vetëm me veten. Unë kam qenë e lidhur deri vonë dhe nuk më ngacmonin çunat aspak. Po mendoj për veten. Jam single, por merrem me veten. Fokusi tek Livia”

Pas daljes nga shtëpia e BBV a është takuar Livia me Mevlanin?

“Kemi folur, mund të them qe kemi folur. Nuk do të them më shumë por ne kemi pasur mundësi që të flasim. Kemi respekt për njëri – tjetrin, kemi arritur në këtë pikë dhe mendoj që kjo është gjëja më e shëndetshme mes dy njerëzve që janë dashur shumë. Kaq”, tha Livia.