Rëndohet bilanci i tërmetit shkatërrues në Mianmar, rregjistrohen mbi 1600 viktima dhe mijëra të plagosur

30 Mars 2025, 08:46 / BOTA ALFA PRESS

Rëndohet bilanci i tërmetit shkatërrues në Mianmar,

Bilanci i tërmetit me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin dhe Tajlandën të premten po rritet me shpejtësi. Autoritetet raportojnë mbi 1,600 të vdekur, 3,408 të plagosur dhe 139 të zhdukur.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS), numri i viktimave mund të arrijë deri në 10,000, pasi ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet mes rrënojave. Për fat të keq, shumë kërkime rezultojnë vetëm me gjetjen e trupave të pajetë.

Pas dy tërmeteve të fuqishme të së premtes (7.7 dhe 6.4), lëkundje të tjera goditën rajonin. Një tërmet me magnitudë 5.1 u regjistrua sot në mëngjes pranë Naypyidaw, kryeqytetit të Mianmarit.

Në kryeqytetin e Tajlandës, numri i të vdekurve ka arritur në 17, ndërsa 32 persona janë plagosur dhe 83 rezultojnë të zhdukur, kryesisht në shembjen e një ndërtese 30-katëshe.

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128