Serbia ktheu shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi së shpejti

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në vend do të rikthehet dhe pritet të hyjë në fuqi në dhjetor të këtij viti ose në mars të vitit 2027.
Sipas Vuçiç, vendimi përfundimtar do të merret brenda një ose dy muajve të ardhshëm dhe më pas do t’i dërgohet për miratim Kuvendit të Serbisë.
“Ne do ta marrim këtë vendim shumë shpejt, do ta çojmë në Parlament dhe do të fillojmë regjistrimin e rekrutëve”, tha Vuçiç pas një takimi me drejtuesit e Forcave të Armatosura Serbe për analizën e kapaciteteve ushtarake për vitin 2025.
Shërbimi ushtarak do të zgjasë 75 ditë. Presidenti serb theksoi se ushtria ka mjaftueshëm pajisje bazë, por disa struktura ende nuk janë plotësisht gati.
“Duhet të përgatisim objektet, qendrat e rekrutimit dhe klinikat mjekësore. Duam që të rinjtë ta kryejnë shërbimin në kushte sa më të mira dhe të fitojnë përgjegjësi, disiplinë dhe ndjenjë patriotizmi”, u shpreh Vuçiç.
Kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet të miratohet nga Kuvendi i Serbisë. Qeveria serbe ka paralajmëruar prej vitesh rikthimin e këtij shërbimi, ndërsa iniciativa u konkretizua në janar të vitit 2024, kur Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë i propozoi presidentit këtë masë.
Në shtator 2024, Vuçiç nënshkroi marrëveshjen për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Që nga 1 janari 2011, shërbimi ushtarak në Serbi ishte vullnetar. Ndërkohë, edhe Kroacia fqinje votoi për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në tetor të vitit 2025.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



