Shefja e politikës së Jashtme e BE-së bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit

Shefja e politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian Kaja Kallas dhe Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio diskutuan të martën mbi luftën në Ukrainë, Iranin dhe Kinën në bisedën e tyre të parë telefonike që kur administrata Trump mori detyrën më 20 janar.
Telefonata vjen mes shqetësimesh të rritura në Evropë rreth asaj që nënkupton administrata e re, me politikën e saj “Amerika e Para”, për lidhjet transatlantike që kanë të bëjnë me mbrojtjen, sigurinë, ekonominë, tregtinë e fusha të tjera.
“Ne diskutuam çështjet globale ku Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë të njëjtat interesa, përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë, ndikimin dashakeq të Iranit dhe sfidat që paraqet Kina”, shkruante zonja Kallas në platformën e mediave sociale ‘X’.
“BE-ja dhe SHBA-të janë gjithmonë më të fortë së bashku. Mezi pres t’ju takoj së shpejti“, shkruante ajo më tej.
Një zyrtar i BE-së, që foli në kushte anonimiteti, tha se zonja Kallas dhe zoti Rubio ishin përqendruar në prioritetet e përbashkëta.
“Ata ranë dakord mbi domosdoshmërinë e ruajtjes së presionit maksimal ndaj Moskës për të shkuar drejt arritjes së një paqeje të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë“, tha zyrtari.
“Dy zyrtarët e lartë trajtuan gjithashtu rolin destabilizues të Iranit si dhe mbi tranzicionin politik në Siri”, tha i njëjti zyrtar.
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që anëtarët e NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrotjen në 5% të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto (PBB) – një rritje e konsiderueshme krahasuar me objektivin aktual prej 2% dhe një nivel që asnjë vend i NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, nuk e përmbushin aktualisht.
Kallas “theksoi investimin në rritje të Evropës për mbrojtjen dhe gatishmërinë e saj për të marrë përsipër përgjegjësi më të madhe, krahas rëndësisë së shumëfishimit të burimeve energjitike”, tha zyrtari i BE-së./voa
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

