Shfaqet për herë të parë në publik pas plagosjes, ja mesazhi që kryeministri sllovak dha për atentatorin
5 Qershor 2024, 19:21 / BOTA

Kryeministri populist i Sllovakisë, Robert Fico u shfaq për herë të parë në publik që kur u plagos rëndë në një atentat me armë zjarri tre javë më parë.
Në një video-fjalim të regjistruar dhe të publikuar në Facebook përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ai tha se sulmi i shkaktoi dëme serioze në shëndetin e tij dhe se “do të jetë një mrekulli nëse kthehem në punë pas disa javësh”.
Ai është shëruar nga plagët e shumta pasi u qëllua në bark teksa përshëndeti mbështetësit më 15 maj në qytetin Handlova, rreth 140 kilometra në verilindje të kryeqytetit, Bratislavë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

