
Shira të rrëmbyeshëm godasin Argjentinën, 13 viktima

Të paktën trembëdhjetë njerëz kanë vdekur në Argjentinë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që goditën qytetin Bahia Blanca, një port i vendit të Amerikës Latine në Oqeanin Atlantik 600 kilometra në jugperëndim të Buenos Aires që nga mëngjesi i së premtes .
Njëmbëdhjetë nga trembëdhjetë viktimat janë identifikuar. Bashkia e qytetit nuk përjashtoi mundësinë që në këtë qytet me 350 mijë banorë të gjenden edhe më shumë trupa.
Ministrja e Sigurisë Kombëtare Patricia Bullrich theksoi, gjatë një interviste që dha nga Bahia Blanca për radiostacionin Mitre , se tani është një “qytet i shkatërruar”. Ajo tha gjithashtu se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e dy vajzave të vogla që ndoshta janë mbytur nga ujërat.
Sipas raportimeve në shtypin argjentinas, bëhet fjalë për dy motra, një vjeç dhe katër vjeç. Rreth 850 persona kanë mbetur ende të zhvendosur pasditen e djeshme, sipas të dhënave të bashkisë.
Fenomeni ishte “i paprecedentë”, theksoi Javier Alonso Ministër i Sigurisë në provincën e Buenos Aires, ku ndodhet administrativisht Bahia Blanca.
“Stuhia më e madhe në Bahia Blanca ndodhi në vitin 1930 kur u regjistruan 175 milimetra reshje, ndërsa ajo që goditi qytetin pardje ishte pothuajse ” trefishi”, shpjegoi ai.
Qeveria lëshoi 10 miliardë pesos (8.6 milionë euro) në ndihmë emergjente.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128