PS ka gati listën e deputetëve, ende kaos dhe mister tek PD!

9 Mars 2025, 12:43 / POLITIKË ALFA PRESS

PS ka gati listën e deputetëve, ende kaos dhe mister tek PD!

Kryetari i PS dhe njëkohësisht kryeministër, Edi Rama, ka ditën e tretë që po diskuton, shoshit dhe “peshon” se cilët mund të jenë emrat me të mirë si kandidatë për deputetë në 12 qarqet e vendit, ku Tirana natyrisht ka peshën e madhe me 37 deputetë.

Mësohet se ka dëgjuar drejtuesit politikë, njerëzit e PS, kryebashkiakët, si dhe sondazhe të besueshme që nuk janë bërë asnjëherë publike, por që Rama e ka traditë pune për të krijuar idenë e plotë se cilët duhen në përballjen elektorale. Dhe sonte pak a shumë skicohet lista finale.

Ndërkohë në PD kanë filluar sherret e brendshme për listat, ku një ndër emrat me publikë, Muslim Murrizi, ka bërë të ditur se po hartohen lista jo përfaqësuese të së djathtës.

Nga ana tjetër Edi Rama po shikon çdo emër që janë konkurentë për në listën e deputetëve.

Edhe sot kryeministri Rama zhvillon takim me kupolën kryesore të PS-së në qarqe dhe me pasi do ti kalojë në sitën e kryesisë së PS.

Burime të besueshme tregojnë se afro 40 % e grupit parlamentar të PS do të rinohet me emra të rinjë VIP si dhe me emra nga diaspora. Nga tjetër, në PD, 8 mandate i përlanë partitë e vogla të koalicionit, duke mos harruar edhe 12 drejtues politikë të qarqeve që do futen te lista e sigurtë, shto edhe Berishën, shto edhe 7 femra në Selinë Blu, pra sipas akuzave të ish-deputetit demokrat Murrizi, i bie se 28 kandidatë e kanë të sigurtë mandatin, kur përflitet se PD nuk shkon me shumë se 50 deputetë, siç publikoi sondazhin Eurones Albania, ku Qeveria (PS) kishte dyfishin e përqindjes se mbështetjes nga qytetarët në raport me PD dhe krejt opozitën.

Këtë herë emigrantët nga jashtë shtetit, afro 240 mijë do të votojnë. Kristaq Kume, ish kryetar i KQZ, tha për “Zëri i Amerikës” se diku te 20 mandate deputeti do të vendosen nga votat e emigrantëve.

Ndaj po shikohen me kujdes emrat kandidatë për deputetë edhe nga diaspora./KohaJonë

 

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128