Shokuese/ Nëna porosit vrasjen me pagesë të vajzës së saj 12-vjeçe, për shkak se “grindeshin”

23 Maj 2025, 18:40 / BOTA ALFA PRESS

Shokuese/ Nëna porosit vrasjen me pagesë të vajzës së

Një nënë është arrestuar në Rusi pasi akuzohet se ka urdhlruar vrasjen me pagesë të vajzës së saj 12-vjeçare.

Ajo i ofroi një të njohuri (mashkull) rreth 1 mijë euro për ta mbytur fëmijën e saj në një lumë lokal në rajonin e Chelyabinsk, sipas autoriteteve ruse.

Pa dijeninë e saj, vajza po përgjonte fshehurazi nga pas një dere dhe dëgjoi kërkesën drithëruese të nënës së saj për ta vrarë.

Gruaja, e identifikuar si Svetlana, 46 vjeçe, përmendi marrëdhënien e saj të keqe me vajzën e saj si arsyen e tentativës për ta vrarë vajzën.

Ajo ishte ‘e lodhur’ nga “sjellja e keqe’ e 12-vjeçares dhe ‘grindjet e tyre të vazhdueshme”.

Pasi urdhëroi vrasjen e saj, nëna e katër fëmijëve e nxori vajzën e saj nga shtëpia me burrin, Andrey, 36 vjeç, në vendbanimin Izmailovsky.

“Kur po ecnin përgjatë rrugës, nxënësja e shkollës ishte shumë e frikësuar dhe e shqetësuar”, raportoi agjencia e lajmeve Shot, duke cituar forcat e rendit.

Por burri i tregoi gjithçka dhe premtoi ta mbronte. “Ai e fshehu vajzën në shtëpinë e tij dhe shkoi në polici”.

Gruaja ishte ofruar të paguante para “cash” për mbytjen e saj në lumin Bolshaya Karaganka, u tha ai oficerëve.

Policia ndaloi gruan e cila nëse shpallet fajtore për veprën penale nxitje për vrasjen e një të mituri, do të dënohet deri në 15 vjet burgim.

Ajo nuk ishte në gjendje të shpjegonte veprimet e saj kur u pyet nga oficerët.

Vajza është vendosur në kujdesin e dy vëllezërve e motrave, 17 dhe 6 vjeç. Gruaja e ndaluar ka edhe një vajzë të rritur, 18 vjeçe.

 

Po ndodh...