
Shpërthim i fuqishëm në një godinë në Romë, shembet ndërtesa


Një shpërthim shumë i fuqishëm shkatërroi një ndërtesë trekatëshe në Via Vitellia, në Romë, në lagjen Monteverde.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm pak para orës 9:00. Sipas dëshmitarëve, pak para shembjes është dëgjuar një zhurmë e fortë “si të ishte bombë”, dhe në zonë është lëshuar një erë e fortë gazi. Menjëherë pas shpërthimit ndërtesa u shemb pjesërisht.
Mediat italiane raportojnë se hetimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe çfarë ka shkaktuar shpërthimin e cilindrit janë ende në vijim.
Një burrë 54-vjeçar me origjinë skoceze, Grant Paterson, u gjet nën rrënoja dhe u transportua në spitalin Sant’Eugenio me traumë në gjymtyrët e poshtme dhe 70% djegie në trup. Fakti që ai ishte ende vigjilent dhe kërkonte ndihmë e bëri më të lehtë identifikimin e tij .
Në Via Vitellia jetonte edhe shkrimtari Roberto Saviano, i cili donte të qetësonte njerëzit në Instagram: «Për të gjithë ata që më shkruajnë të shqetësuar: prej ditësh nuk jetoj më në 43 Via Vitellia. Faleminderit për shqetësimin tuaj. Shpresoj që të mos ketë të vdekur dhe që i plagosuri të shërohet shpejt. Sa zemërthyese të shoh një vend ku më pëlqente të jetoja në gërmadha”, shkruan ai.
Vijon puna e zjarrfikësve, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe veçanërisht në cilin kat të strukturës ka ndodhur shpërthimi që më pas ka sjellë edhe shembjen e godinës. E gjithë zona u rrethua nga policia e qytetit dhe kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, mbërriti për të folur me ekipet e shpëtimit.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128