Sondazhi: E djathta e Le Pen pritet të fitojë parlamentin me zgjedhjet e reja në Francë

13 Qershor 2024, 19:34 / BOTA ALFA PRESS

Sondazhi: E djathta e Le Pen pritet të fitojë parlamentin me zgjedhjet
Grupi i të djathtës franceze ‘Mitingu Kombëtar’, i drejtuar nga Marine Le Pen, do të marrë për herë të parë kontrollin në parlament me 31% të votave, teksa ‘Rilindja’ e presidentit Emmanuel Macron do të renditet e treta me 18%, më pak se një aleancë e partive të majta që do të fitojë rreth 28% të votës, parashikonte sot një sondazh i publikuar nga mediat në vend.

Sondazhi agjencisë Elabe për rrjetin vendas BFMTV dhe të përditshmen ‘La Tribune Dimanche’ u publikua sot pasi mori mendimin online të 1,502 të rriturve dje dhe sot.

Më herët Macron kishte deklaruar se nuk do të dorëhiqet nëse partia e tij humbet në zgjedhjet e thirrura parakohe në fund të këtij muaji, raporton rrjeti Bloomberg.

Rrjeti Newsmax tha se sondazhi tregonte më tej 39% e të anketuarve preferonin liderin e ri politik të zgjedhur nga Le Pen’, Jordan Bardella, për t’u bërë kryeministër, përkundër kryeministrit aktual Gabriel Attal i cili mori 36% të mbështetjes.

Le Pen konsiderohej më parë si favorite për zgjedhjet e rregullta të 2027 teksa Macron, i cili kufizohet në dy mandate në post, nuk do të kërkojë rizgjedhjen.

Më tej shumica e pjesëmarrësve, 72%, besonin se Macron, i cili ishte presidenti parë i zgjedhur me rregullin e ri në 2017, është një pengesë për partinë e tij.

Të dielën presidenti shpërndau parlamentin dhe thirri zgjedhje të reja pas humbjes në votën e parlamentit evropian. Vota për dhomën e ulët të parlamentit do të kryhet më 30 qershor. Nje tjeter raund votimi do te kryhet me 7 korrik

Nëse partia e Le Pen fiton shumicën në parlament, Macron do të mbetet me shumë pak pushtet në tre vitet i kanë mbetur në zyrë. Partia e Macron ka 169 nga 577 deputetët e Dhomës ë Ulët në Francë, ndërsa partia e Le Pen 88.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128